Haradinaj: Sot të gjithë jemi gazetarë

03 maj 2021 | 15:00

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kushdo që kërcënon dhe sulmon mbi medien e lirë është i humbur.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ai ka thënë se mbrojtja e gazetarëve është ndër parimet e panegociueshme të demokracisë.

“Sot të gjithë jemi gazetarë! Mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë! Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, por edhe çdo ditë tjetër, jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë. Kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi medien e lirë, mbi demokracinë tonë, është i humbur, sepse ka përballë një front të madh të bashkuar”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 93 policë janë lënduar dhe 354 persona janë…