Më shumë se 350 të arrestuar në protestat e 1 majit në Berlin

03 maj 2021 | 14:58

Të paktën 93 policë janë lënduar dhe 354 persona janë arrestuar në Berlin gjatë protestave të 1 Majit.

Kryetari i Berlinit, Andreas Geisel, e ka dënuar dhunën e së dielës duke u shprehur kjo “nuk ka asnjë lidhje me protestën politike”.

“Ne nuk do të pranojmë që disa individë që kërkojnë dhunë duan të na privojnë 1 Majin si një ditë të demonstratave paqësore. Ne nuk i lëshojmë rrugë dhunës”, ka thënë ai.

Gjatë mbrëmjes së të shtunës ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve në zonën Neukölln, derisa policia në Berlin ka thënë në” Twitter” se disa protestues kanë hedhur gurë dhe shishe drejt policëve derisa ia kanë vënë flakën shportave të mbeturinave.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Gentian Çala Tashmë, partia ku aderoj prej një dekade,…