Haradinaj takon Cramonin: Heqja e sanksioneve nga ana e BE-së për Kosovën është e domosdoshme

15 janar 2024 | 13:16

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur të hënën në takim eurodeputeten gjermane, raportuesen për Kosovë, Viola von Cramon, të cilën e ka njoftuar për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

“Shpreha vlerësimin tonë pozitiv për liberalizimin e vizave, ndërsa theksova nevojën që anëtarësimi në NATO dhe rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në BE, është imperativ i kohës. Theksova se heqja e sanksioneve nga ana e BE-së për Kosovën është e domosdoshme për shkak të ndikimit negativ që kanë ato në jetën e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lauren Sanchez dukej sensacionale, teksa doli nga i fejuari i…