Haradinaj takon Ismet Pejën

16 gusht 2019 | 10:58

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim doajenin e muzikës shqipe, Ismet Peja.

Haradinaj ka thënë se njerëzit si Ismet Peja meritojnë nderim dhe kujdes të lartë shoqëror dhe institucional.

“Kënaqësi ta prisja këtë mëngjes doajenin e muzikës shqiptare, Ismet Pejën, njeriu që tërë shekullin e tij jetësor ia kushtoi artit të këngës së mirëfilltë qytetare. Njerëzit që i kanë dhënë vlerë identitetit tonë, e meritojnë nderimin dhe kujdesin më të lartë shoqëror dhe institucional”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-anëtari dhe deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, është anëtarësuar në…