Haradinaj takon Parolin, kërkon njohjen nga Vatikani 

10 qershor 2019 | 12:07

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, me të cilin ka diskutuar për avancimin e partneritetit në mes të dy vendeve.

Kryeministri Haradinaj nga sekretari Parolin ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Vatikani.

“Takim i ngrohtë me sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. I nderuar me vizitën e Eminencës së Tij që po i bënë Kosovës, një dëshmi e përkushtimit të përbashkët për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetin e Vatikanit. Kosova dhe populli i saj, ndër shekuj kanë dëshmuar vlera perëndimore dhe sot jemi të përkushtuar si shtet në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe lirisë fetare në vend. Këtë përkushtim ia shpreha edhe Sekretarit Parolin, duke shprehur zotimin tonë, për avancimin e këtij partneriteti dhe duke kërkuar njëkohësisht njohjen nga Selia e Shenjtë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Matematika arrin të parashikojë nëse një aktor do të ketë…