Haradinaj thotë se e ndali ndarjen e Kosovës, por nuk dialogon pa konsensus politik

18 korrik 2019 | 21:15

Pas agjendës për ndarjen e Kosovës, për te cilën kryetari i qeverisë, Ramush Haradinaj thotë se e ka ndalur, mbetet të shihet vazhdimi i procesit të dialogut me Serbinë.

I akuzuar se po u shmanget përgjegjësive të tij kushtetuese për të udhëhequr me dialogun, Haradinaj tha se asnjëherë nuk do ta bëjë këtë i vetëm.

Ndonëse me Kushtetutë i caktohet kryetarit të qeverisë ta udhëheqë dialogun, Haradinaj ka thënë se për ta bërë këtë duhet që të jenë së bashku me përfaqësuesit e partive parlamentare.

“Unë kam refuzuar të marr rol në dialogun për ndarje, dialogun e zonjës Mogherini dhe realisht ia kam arritur ta bëj”, ka thënë në Rubikon të KTV-së.

E sipas tij, ky është një obligim që partitë politike parlamentare të arrijnë konsensusin.

“Çështja e dialogut dhe një marrëveshje të tillë, opozita është mirë me qenë në tavolinë para se ti shkoj në parlament. Nuk është mirë që kryetari i qeverisë mu dakordu në marrëveshje dhe pastaj marrëveshja me ra ne parlament”, ka thënë Haradinaj.

“E kam ndalë ndarjen e vendit”, tha Haradinaj duke thënë se edhe Ekipi Negociator me drejtues Limajn dhe Ahmetin shkuan atje pas ndaljes së kësaj agjende.

“Nuk janë punë që dalin në media mirëpo unë punoj me të gjithë. Me LDK-në, Vetëvendosjen dhe të gjithë të tjerët”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar të…