Haradinaj thotë se tri zhvillime në rajon mund ta ndihmojnë arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi

10 gusht 2022 | 16:54

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se tri zhvillime mund ta ndihmojnë rajonin tonë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Në mesin e këtyre zhvillimeve, Haradinaj ka përmendur edhe takimin e 18 gushtit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiqit në Bruksel.

“Të dashur qytetarë, tri zhvillime mund ta ndihmojnë rajonin tonë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi. 1. Një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri më 1 shtator 2. Angazhim për qëndrime të përmbajtura pas takimit të 18 gushtit dhe në asnjë mënyrë retorikë luftënxitëse. 3. Udhëheqësit e BE-së, të ja dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë.  Kuptohet, Kosova duhet t’i kryejë punët e shtëpisë, ligjin e pagave dhe beneficionet për policinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor Kufitar - Vërmicë -…