Policia e Kosovës identifikon një veturë të falsifikuar

10 gusht 2022 | 16:51

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor Kufitar – Vërmicë – me datë 10.08.2022 rreth orës 15:00, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta në hyrjen nga Shqipëria për në Kosovë ka ndaluar një veturë të tipit Audi A3, me targa të Shqipërisë me drejtues D.K, viti i lindjes 1989 shtetas i Shqipërisë.

Vetura është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë për kontroll më të detajuar.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vërmicë, kanë bërë verifikimin më të detajuar të automjetit dhe pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ka ndërhyrje tek numri identifikues i veturës dhe dyshohet se janë bërë nderhyrje mekanike në numerin e shasisë së automjetit, si rrjedhojë vetura dyshohet të jetë e falsifikuar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa lënda për hetim i dorëzohet njësitit së autokrimeve për hetime dhe procedim të mëtejmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kupa e Botës 2022 mund të fillojë më herët. Për…