Haradinaj uron fillimin e vitit të ri shkollor

27 shtator 2021 | 11:13

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Haradinaj ka uruar në veçanti të gjithë ata që për herë të parë ulen në bankat shkollore.

Ai ka uruar edhe mësimdhënësit të cilët nuk hoqën dorë asnjëherë nga misioni i shenjtë.

Postimi i plotë: 

Të dashur nxënës dhe mësimdhënës,
Të dashur prindër,
Ju uroj përzemërsisht fillimin e vitit të ri shkollor, veçmas ata që ulen për herë të parë në bankat shkollore, të cilët nisin rrugën e dijes.
Po ashtu, uroj mësimdhënësit, ata që në secilën etapë të historisë e edhe tani në kohë pandemie, nuk hoqën dorë asnjëherë nga misioni i shenjtë, shkollimi i brezave të rinj.
Qofshi të lumtur dhe me shëndet!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij shqiptar,…