​Haradinaj uron shqiptarët e Tuzit: Morën atë që u takon, fitoren në vendin e tyre

06 mars 2023 | 08:31

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar shqiptarët e Tuzit pas fitores të Forumit Shqiptar.

Haradinaj ka thënë se kjo është një datë e rëndësishme sepse shqiptarët morën atë që u takon.

“Urime shqiptarëve të Tuzit që në një datë kaq të rëndësishme, morën atë që u takon, fitoren e tyre në vendin e tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Koalicioni “Forumi Shqiptar – Bashkim dhe Zhvillim”, i drejtuar nga Nik Gjeloshaj, ka fituar shumicën absolute në zgjedhjet në Tuz – komunë e banuar me shumicë shqiptare në afërsi të Podgoricës – të cilat u mbajtën me 5 mars.

Ky koalicion ka marrë rreth 52 për qind të votave, sipas të dhënave preliminare.

Në këtë koalicion, veç partisë së Gjeloshit – Alternativa Shqiptare (AA) – bëjnë pjesë edhe partitë tjera shqiptare: Aleanca Demokratike e Shqiptarëve (DSH), Unioni Kombëtar Shqiptar (UKSH) dhe Aleanca Demokratike e Malit të Zi (DSCG).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në komunën e Tuzit në Mal të Zi, u mbajtën…