Haradinaj: Ushtria e Kosovës do të jetë si çdo ushtri e botës

20 tetor 2018 | 22:10

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ushtria e Kosovës nuk e ka asnjë element më të vogël në mandat se sa ushtritë e vendeve në botë.

“Ju siguroj se ushtria e Kosovës nuk e ka asnjë element më të vogël në mandat se sa ushtria e Kinës, e Amerikës e Gjermanisë e kujt të doni. Asgjë në mandat mangu nuk ka”, ka thënë Haradinaj të shtunën gjatë takimit me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Obiliq.

Ai ka thënë se kjo ushtri do të jetë në gjithë territorin e Kosovës.

Haradinaj ka bërë me dije se e janë duke punuar intensivisht që liberalizimi i vizave të ndodhë brenda këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paraqitje fantastike e gjimnastes shqiptare Vilëza Zeqiri në Slloveni. “Urime…