Haradinaj: Vizioni i Arbën Xhaferit mbetet referencë për kauzën kombëtare  

15 gusht 2021 | 13:55

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprimtarin Arbën Xhaferi, në 9-vjetorin e vdekjes së tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se vizioni i tij mbetet referencë për kauzën tonë kombëtare.

“9 vjet pa veprimtarin, atdhetarin, politikanin, njeriun që dëshmoi se identiteti ynë, e drejta jonë kombëtare, peshojnë më shumë se çkado tjetër.  Me një personalitet prej rilindasi, vizioni i tij mbetet i paharruar dhe referencë për kauzën tonë kombëtare.  I paharrueshëm kujtimi për Arbën Xhaferin!”, ka shkruar Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga transferet kryesore të PSG-së, Sergio Ramos ka thënë…