Ramos: Duam të fitojmë gjithçka

15 gusht 2021 | 13:49

Njëri nga transferet kryesore të PSG-së, Sergio Ramos ka thënë se klubi nga kryeqyteti francez synon t’i fitojë të gjithë trofetë e mundshëm.

“Një ditë e veçantë, kemi një projekt të bukur për të fituar gjithçka, ky është objektivi ynë. Shpresojmë t’u dhurojmë shumë trofe tifozëve tanë, duam të luajmë një futboll të bukur dhe të fitojmë gjithçka. Parisi? Qytet magjik”, ka thënë Ramos.

Ish-kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos Leo Messi, Gigio Donnarumma, Achraf Hakimi dhe Goergino Wijnaldum janë transferet e PSG-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dolën nga shtypi pesë veprat publicistike të shkrimtarit Riza Greiçevci…