Haradinaj viziton kryetarin e Ferizajt
22 dhjetor 2021
| 13:45
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliun.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me kryetarin e Ferizajt ka një traditë të bashkëpunimit që nga koha kur ishte në krye të qeverisë.
“Bashkë me kolegët Besnik Tahiri, Xhavit Zariqi e të tjerë, vizituam kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Me z. Aliu kemi një traditë të bashkëpunimit që nga koha kur isha në krye të qeverisë, e Aleanca edhe këtë mandat do të jetë pjesë e qeverisjes komunale në Ferizaj. I uruam suksese kryetarit Aliu dhe e siguruam për mbështetjen e vazhdueshme të Aleancës si partner qeverisës”, ka shkruar Haradinaj.



