Pas Barçës, West Hami kërkon Januzajn
22 dhjetor 2021
| 13:44
Skuadra e West Ham United ka shprehur interesim për futbollistin e Real Sociedadit, Adnan Januzajn.
Barcelona kishte kërkuar të nënshkruajnë me Januzajn për të cilin nuk do të kenë nevojë të paguajnë dëmshpërblim, pasi 26-vjeçarit i skadon kontrata me klubin spanjoll në fund të sezonit.
Bëhet e ditur se West Hami është në avantazh, pasi trajneri David Moyes ka punuar me Januzajn te Manchester Unitedi, madje i ka dhënë hapësirë të madhe në edicionin 2013/2014.
Në këtë sezon, Januzaj ka shënuar dy gola dhe po aq asistime në 25 ndeshje në të gjitha garat.



