Haradinaj: Zahiri dhe bashkëluftëtarët e tjerë janë shembuj të atdhedashurisë

01 nëntor 2019 | 10:33

Me rastin e ditëlindjes së 57-të të heroit Zahir Pajaziti, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te busti i tij në Prishtinë.

Haradinaj ka thënë se heroi Zahir Pajaziti zë vend meritor në historinë e lavdishme të Kosovës, për të nderuar me përulje figurën e tij.

“Zahiri dhe bashkëluftëtarët e tjerë janë shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve. Ideali i Zahirit do të jetë gjithmonë  pikëmbështetje e vizionit tonë për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 30-vjetorit të rënies (2 nëntor 1989) të…