Haradinaj zyrtarizon kandidimin e Avni Arifit për deputet

12 maj 2026 | 12:34

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zyrtarizuar kandidimin e Avni Arifit për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se me Arifin ka rrugëtuar gjatë bashkë politikisht, në kohë sfidash, vendimesh të rëndësishme dhe angazhimi të pandalshëm për forcimin e shtetit të Kosovës.

“Ai ka qenë gjithmonë ndër njerëzit më lojalë, më korrektë dhe më profesionalë, jo vetëm brenda Aleancës, por edhe në secilin institucion që ka përfaqësuar”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se rikthimi i ish-diplomatit në listën e AAK-së vjen natyrshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha ekzekutive e Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit,…