Harallamb Qaqi, futbollisti më i ri i Drenicës
30 janar 2021
| 15:50
Qendërmbrojtësi, Harallamb Qaqi, zyrtarisht është lojtari më i ri i Drenicës.
27-vjeçari që ka luajtur në Itali dhe Shqipëri tashmë do ta provojē edhe Superligën e Kosovës.
“Qendërmbrojtësi, Harallamb Qaqi, zyrtarisht është lojtari më i ri i Drenicës. Ish-lojtari i skuadrave si Carpi dhe Hellas Verona në Itali, e Laçi , Kukësi, e Skenderbeu së fundmi në Shqipëri, ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të këtij kampionati me mundësi vazhdimi”.

“Qaqi është bashkuar mënjëherë me grupin tjetër të lojtarëve dhe do të jetë përforcimi i fundit i klubit për këtë afat kalimtar. 27-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Skenderbeut nga Korça”, ka njoftuar FC Drenica.



