Hardeni ia siguron Houstonit fitoren e radhës

10 nëntor 2019 | 15:50

James Harden ishte i papërmbajtshëm në ndeshjen e luajtur kundër Chicago Bulls. Rockets kanë regjistruar një fitore me rezultatin 117 – 94, falë edhe performancës spektakolare të ‘Beard’.

Ylli i Rockets regjistroi shifra mahnitëse prej 42 pikëve, 10 kërcimeve dhe 9 asistimeve, duke iu afruar shumë ‘Triple-double’. Harden u ndihmua edhe nga shoku i skuadrës, Russell Westbrook, i cili shtoi 26 pikë dhe 7 kërcime. Dominues në parket ishte edhe Capela, duke kontribuuar me 16 pikë e 20 kërcime.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miliona qytetarë në Rumani janë duke votuar sot në zgjedhjet…