Hardeni leksion Clippersave

14 nëntor 2019 | 14:10

Skuadra e Houstonit arriti fitore me rezultat 102-93 ndaj Clippersave, në takimin që vuri përballë njëra-tjetrës dy nga ekipet më të mira në NBA.

Ekipi teksan e meritoi fitoren, pasi e udhëhoqi sfidën gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur deri në 17 pikë. Megjithatë, në fund Clippersat hapën ndeshjen dhe tentuan të befasojnë, por pa sukses. James Harden, me 47 pikë të realizuara, ishte shënuesi më i mirë për Houstonin, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e 12 rebound të Leonard për Clippersat.

Me lehtësi arriti fitore edhe skuadra e Lakersave, që në fushën e saj mundi 120-94 Golden State, ndeshje e dominuar nga vendasit. Mungesa e titullarëve ndikoi te Warriors, ndërsa për Lakersat u dalluan LeBron James me 23 pikë e 12 asistime, mbështetur nga Davis me 22 pikë. Fitore regjistroi edhe Minnesota, që mundi 129-114 San Antonion, duke korrur suksesin e tetë sezonal. Wiggins me 30 pikë e Towns me 28 pikë bënë diferencën në parket për vendasit, ndërsa 27 pikët e DeRozan për Spurs mbetën për statistikë.

Ndeshje spektakolare ajo e luajtur në Boston, ku vendasit fituan 140-133 ndaj Washingtonit. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë për Celtics, ku shtatë lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Walker 25 pikë më i miri). Jashtë fushe triumfoi skuadra kampione e Torontos, që mundi 114-106 Portland (Siakam 36 pikë), ndërsa Orlando triumfoi 112-97 ndaj Philadelphia (25 pikë e 12 rebound për Vuqeviq). /Telesport/

Rezultatet

Charlotte – Memphis        117-119
Orlando – Philadelphia     112-97
Boston – Washington        140-133
Houston – Clippers             102-93
Minnesota – San Antonio  129-114
Lakers – Golden State         120-94
Portland – Toronto              106-114

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq i ka jep lamtumirën Major League Soccerit…