Harron të fitojë Clevelandi

16 mars 2018 | 14:28

Skuadra e Clevelandit ka pësuar një tjetër humbje në kampionat, duke u mundur 113-105 nga ekipi i Portlandit, humbja e 30-të sezonale për Cavaliers, që këtë sezon po rrezikojnë shumë.

Një ndeshje e dominuar nga skuadra vendase, e cila triumfoi falë 29 pikëve të McCollum dhe 24 të Lillard, një dyshe që fitoi duelin me LeBron James, që edhe pse realizoi 35 pikë e 14 rebaund, nuk arriti të evitojë humbjen. Fiton ekipi i Houston, që mundi 101-96 Clippers, duke ruajtur kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. Një lojë ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra, por në fund teksanët u shkëputën dhe fituan falë 24 pikëve të Harden dhe 23 të Gordon.

Rezultatet

Indiana-Toronto (99-106), Atlanta-Charlotte (117-129), New York-Philadelphia (110-118), Houston-Clippers (101-96), Memphis-Chicago (110-111), San Antonio-New Orleans (98-93), Denver-Detroit (120-113), Utah Jazz-Phoenix (116-88), Portland-Cleveland (113-105).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka thënë se reforma…