Harry Kane mbrëmë theu një tjetër rekord

10 prill 2024 | 14:31

Sulmuesi anglez, Harry Kane, tani është lojtari më me shumë realizime në Emirates Stadium, pasi shndërroi një penallti në gol ndaj Arsenalit në Ligë të Kampionëve.

Ylli anglez shënoi golin e dytë për ekipin e tij nga penalltia në minutën e 32-të pasi Leroy Sane u rrëzua. Ky ishte goli i gjashtë i sulmuesit në Emirates Stadium, duke e bërë atë lojtarin vizitor me më shumë gola në shtëpi të Arsenalit. Ai kaloi Jamie Vardyn dhe Diego Costan, të cilët kanë shënuar nga pesë gola në Emirates.

Bukayo Saka e theu ngërçin për mikpritësit në minutën e 12-të, por ish-ylli i Topçinjve, Serge Gnabry barazoi brenda gjashtë minutave pasi Bayerni pësoi. Kane më pas i dha skuadrës së tij një epërsi 2:1, pasi e ktheu në gol goditjen nga pika e bardhë.

Kapiteni 30-vjeçar tani ka shënuar 15 gola kundër ish-rivalëve të tij të Londrës veriore, pasi ka luajtur në 20 ndeshje që nga viti 2015.

Pas përballjes me Topçinjtë, ish-sulmuesi i Tottenham do të rikthehet në aksion në Bundesligë pasi Bayern do të përballet me FC Koln të shtunën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emilja Redzepi, zëvendëskryeministre Kosovës për çështje të minoriteteve dhe të…