Hasani: Pas tri ndeshjeve dihet objektivi i Flamurtarit

14 shtator 2018 | 17:21

Drejtori i Flamurtarit, Agim Hasani, është i kënaqur me katër fitoret në katër ndeshjet e para në IPKO Superligë.

Ai ka thënë se, pavarësisht prej këtij fillimi, ende nuk mund të konfirmojë se skuadra kuqezi është kandidate për titull. “Duhet ta shikojmë se çfarë po bëjmë në këto tri xhiro. Nëse në këto tri xhiro dalim me rezultate pozitive, atëherë do ta paraqesim kandidaturën për titull të kampionit”, ka thënë Hasani për “Gazetën Alo”.

Flamurtari në tri ndeshjet e radhës takohet me Llapin, Trepçën ’89 dhe Prishtinën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, sot në një konferencë…