Hasani: Presim që viti 2018 të jetë vit i investimeve

16 maj 12:44

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, gjatë konferencës ndërkombëtare me temën “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”, ka thënë se presin që viti 2018 të jetë vit i investimeve në Kosovë.

“Presim që ky vit të jetë vit i shpresës, vit i investimeve. Jemi duke bërë projekte, kemi aplikues dhe po presim që këto projekte sa më shpejt të fillojnë”, ka thënë Hasani.

Më tutje, Hasani ka folur edhe për mundësitë që u ofrohen investitorëve të huaj për investime në zonat me interes të veçantë të shpallura nga Qeveria e Kosovës.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se sektori minerar…