Limaj: Burimet minerare llogariten të arrijnë deri në 25 miliardë euro

16 maj 2018 | 12:35

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se sektori minerar në vendin tonë ka mundësi që të zhvillohet dhe se për këtë është duke u angazhuar Qeveria Haradinaj.

Sipas Limajt, burimet minerare në Kosovë llogariten të arrijnë deri në 25 miliardë euro.

“Qeveria e Kosovës siç e keni vërejtur është shumë e interesuar të fuqizojë sektorin e prodhimit. Baza dhe fuqia që bazohet strategjia jonë është sektori i minierave”, ka thënë Limaj në konferencë ndërkombëtare me titullin: “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka pritur…