Hashim Thaçi largohet nga Kosova pas një vizite 5-orëshe

29 maj 2023 | 18:24

Për herë të parë që nga nëntori i vitit 2020, ish-presidenti Hashim Thaçi ishte për një vizitë të shkurtër për arsye shëndetësore të nënës së tij, të cilën e vizitoi këtë të hënë.

Pas një vizite 5-orëshe, ai tashmë është nisur për në aeroport për të fluturar drejt Hagës, i shoqëruar nga forca të shumta të EULEX-it dhe policisë.

Arsyeja e kësaj vizite të Thaçit në Kosovë ishte gjendja shëndetësore e përkeqësuar e nënës së tij, e cila ditë më parë ishte liruar nga spitali për trajtim në shtëpi.

Thaçi, siç u raportua jozyrtarisht në media, ndodhej në Burojë që nga ora 12:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëzet ushtarë të KFOR-it kanë marrë lëndime gjatë përplasjeve me…