Haskuka dhe kryeshefi i KEDS-it nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

11 shkurt 2020 | 14:30

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me kryeshefin ekzekutiv të KEDS-it, Alper Erbaş, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e disa projekteve të rëndësishme për komunën e Prizrenit.

Projekti më i rëndësishëm është ai i shtrimit të rrjetit nëntokësor të kabllove të rrymës elektrike në Qendrën Historike të Qytetit, përkatësisht në Shatërvan. Punimet e këtij projekti do të fillojnë sivjet, ndërsa rehabilitimi do të bëhet nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Ndërsa nga ky bashkëpunim do të realizohen edhe projektet për shtrimin e rrjetit elektrik në Cvilen dhe në Kabash deri tek kalaja, si dy lokacione me potencial për të qenë destinacione të rëndësishme turistike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në…