Hasta la vista, Baby (+100)

16 shkurt 2023 | 21:51

Shkruan: Kimete Berisha

  E ke dhënë jetën për vendin që nuk ia di kuptimin.

A është kuptimi i emrit Kosova (zog i zi), apo ne jemi KASova ilire, por armiqtë na e kanë bërë ‘A -në – O’, e ne nuk e kemi pasur një laps ta përmirësojmë.

Nëse republika do të quhej shqip, do të quhej Kasova (fusha e kështjellave, a ku ta di unë).

Gjithë ky mjekrosh merr mijëra euro për ta shfrytëzuar Akademinë si hotel, e kur kanë qenë të rinj e kanë shfrytëzuar edhe si motel!

Po pse jo?

– Me Mercedesin G-Class (që e ëndërroj më shumë se 1 vit), kalonte me panik nëpër shesh.

– Albin Kurti të gjitha veturat SUV i quante ‘xhipa’ të zi’ – njësoj sikur populli që pastën e dhëmbëve e quante ‘kalodont’ në emrin e firmës, apo faculetave të letrës edhe sot u thuhet paloma, në emrin e firmës…

Për ‘puma’ mos t’flasim. Secila patike dikur ka qenë ‘pumë’!

– Nëpër sheshin e zbrazur Nëna Tereze, kalonin me urgjencë ‘xhipat’ futë të kryeministrit (të cilët i kombinon me flokë ngjyrë peshkve).

– Katër pleq me kapuça i dëgjova kur thanë: Shih pashë Zotin ti çka bëjnë qeveria me dashnore’.

Demek, me pas ‘të dashur’ është diçka keq, dhe kur shqiptari gjen ‘të dashur’, bëhet sevapi, gëzohet shumë, e kap paniku aq i madh sa i duket përjetësi derisa të mbërrin në ‘vendin e ngjarjes’…

…këta pleqtë, sikur t’u ofrohej ndonjë bukuroshe, do ta refuzonin, se serioziteti është jetik.

( Vlen të theksohet qysh i shkon mendja shqiptarit veç te ‘dashnoret’).

– Ne kemi shumë derte.

Është zahmet i madh të jetosh në Kosovë.

Për shkak të depresionit, edhe higjiena popullore lë shumë për të dëshiruar.

…po vjen era qepë.

– Higjiena shpirtërore, jo.

Për higjienën mendore e kam fjalën – mendja u bë kantë bërllogu ku gjatë ditës mblidhen aty të gjitha thashethemet e kësaj bote,

e nga nata del i djersitur dhe me ankth pasi që ke parë ëndërr se t’i kanë vjedhur paratë, që në realitet nuk e ke.

– Programet argëtuese janë bërë mjet torture, mund të përdoren kundër të burgosurve, si ajo pika japoneze e ujit që u lëshohej të burgosurve (tak – tak), derisa një pikë uji i vërshonte mendjen, e i çmendte.

– Populli nuk kënaqet kollaj, prandaj ‘Vëllai i Madh’ përdorë mjete brutale (sadiste) për t’i bërë të ndjejnë.

Ato mjete janë: gjykimi i keq, linçimi – të gjithë kundër njërit, thashethemet primitive, kotësia, padija e thellë dhe injoranca e madhe…!

– Hekuran Murati ma ka borxh një filxhan të WC-së, se kisha plane të mëdha për renovimin e nevojtores.

….se unë kënaqem me pak, prandaj jam e lumtur.

Ndërkohë që jam e lumtur, jam duke duke kaluar nëpër atë fazën – ku i vetmi gëzim që e ndjej është kur më humb diçka dhe pastaj e gjej.

– Trustin që nuk na e dha – e humbi. Paratë tona u avulluan, askush nuk tregon se kush janë ata ‘mafiiozë’ që me lejen e qeverisë bëjnë tregti me paratë tona të trustit….

– Hekuran Murati, armiku im, na i merr paratë neve – e ua jep ‘tregtarëve fantomë ndërkombëtarë’,

pra, ky u shërben atyre që na i vjedhin paratë – që do të thotë: është hajn!

– Serbët nuk i do me fjalë, po i do me vepra.

Me paratë tona Albin Kurti ua paguan serbëve rrymën dhe ujin.

Kur i merr paratë tona e ua jep serbëve – nuk na pyet.

  do të thotë: është hajn.

Dhe si Robin Hudi jo, po ky e vjedh popullin e vetë për ta bërë të lumtur popullin serb.

– Në përpjekje për ta krijuar ‘njeriun e ri serb’, e ka gjetur Rada Trajkovičin, për të cilën disa shqiptarë thonë ‘ka qenë e bukur’!

Bukuria te shqiptarët ka qenë gjithmonë prioritet.

Me bukuri mund t’i shlyesh të gjitha kabahatet.

Prandaj, u zhdukën ilirët – bukuria ua mori mendtë…!

– Kosova është e lodhur, si ai zogu i zi që këndon i fundit – në mars.

Shqiptarët janë varfëruar.

S’ka më klasë të mesme.

Idioma  ‘M’u ka bë sh’pia ujk’, pra, që nuk të rrihet, se s’ke aty asgjë: magjen zbrazur, zemrën zeher…askush- askënd nuk e duron.

– Askush s’po lyp dashuri –

Se dashuria është luks – si ëmbëlsira pas bukës.

Sa më pak ëmbëlsi – aq më e shëndosh zemra.

Prandaj kush s’dashuron (përveç veten) jeton më gjatë.

– Çfarë po bën ti këtu?

Edhe nëse e kryen fakultetin,

edhe nëse ke të njofshëm në qeveri,

dhe punësohesh – çka fiton?

E merr një rrogë – që rrogë e quajnë por është ndihmë sociale.

Gjithmonë një bukuroshe ka përparësi para një gruaje të mençur.

Gjithmonë një i pasur ka përparësi para një dijetari.

Gjithmonë një perfid i poshtër ka përparësi para një të urti modest!

– S’ke siguri në punë, s’ka sigurim shëndetësor….

Bien punëtorët si gurët nga ndërtesat e larta  – askush nuk jep përgjegjësi….

dhe kështu deri në fund – do ta shtyesh jetën me kredi.

– Është mentaliteti i shqiptarëve.

I hëngri lakmia.

Qe 23 vite pas çlirimit, perendimi i bën lutje qeverisë së Kosovës ‘ju lutem mos vjedhni, se nuk bën’;

‘Ju lutemi, mos i punësoni familjarët, se nuk duhet’;

‘Mos bëni projekte fantome se e shkatërroni vendin’.

Edhe sa vite duhet t’i lusin shqiptarët ‘mos vjedhni’!

Çka ka mbetur pa u vjedhur?

– Albin Kurti  e ka çuar hajninë në një njvel tjetër – bën edhe më zi se ish- hajnat e qeverisë; ky i grah me tendera një-burimor.

Për t’u bërë cinik, Albin Kurti – jep urdhër që ministrat t’i punësojnë edhe gratë e frizerëve të tyre, bash në divizionin që merret me Gjykatën Speciale.

– E nëse Albin Kurti nuk ka vjedhur personalisht, edhe më keq – është një budalla që vjedh për të tjerët – ua miraton hajninë ministrave të tij, se përndryshe nuk i rrinë.

– Serbia u kënaq me Albinin.

Vitin e kaluar Kosova i bleu 400 milionë euro zalloga serbe – aq shumë e urrejnë shqiptarët armikun që ua mohon gjakun, gjenet, ekzistencën, lirinë!

– Sa herë ndodhin paradokse, më kujtohet Solana, i cili si ministër i kulturës e kishte shkruar pamfletin ’50-të arsye për t’i thënë Jo NATO-s’, dhe pas këtij pamfleti u bë shef i NATO-s.

– Njësoj si Ramush Haradinaj që e nënshkori demarkacionin me Malin e Zi, pikërisht pse ishte kundër demarkacionit me Malin e Zi….

– Kurrë mos thuaj kurrë – po i ndodh edhe Albin Kurtit me ‘Zajednicën’.

Kur na bombardonte me premtime, thoshte se kurrë nuk do të bisedonte me Serbinë pa kërkuar falje Serbia për krime dhe gjenocid.

Tash as të zhdukurit nuk i përmend.

– Se sa pak shqiptarë ishin kundër Zajednicës e zbuloi protesta e studentëve…

Më mirë të kishte mbetur sekret ‘zemërimi’ i vogël i shqiptarëve.

– Është normale t’i ndryshosh fjalët – por nuk është normale t’i ndryshosh krejt fjalët.

A është e mundur që Albin Kurti nuk i ka ditur mundësitë e veta…?

– Nëse ‘nuk ka faj’, pse nuk kërkon falje për premtimet e rreme?

Nëse nuk ndjehet mirë me pushtetin që ia jep të gjitha – përveç të drejtën të vendos për Kosovën – pse nuk largohet!

– Si mund të ndjehesh Vetëvendosje dhe me pushtet kur një emisar ta lë marrëveshjen në derë – merre ose lëje!

– Nuk jetohet në një vend të padrejtë!

Ku ministresha e Drejtësisë e urdhëron prokurorin ‘dorëzohu’…

Nuk jetohet në një shkretëtirë mendore ku prokurorit nuk i bëhet vonë, ka kohë deri javën tjetër për ta marrë në pyetje deputetin H.A, lidhur me zhdukjen e gjakut të A.D.

– A.D. ka vdekur në duart e shtetit, thoshte kategorikisht Albin Kurti….e tash gjaku i tij në duart e kujt është zhdukur?

– Kosova është vend tragjik, ku dëshmitë e krimeve gjithmonë janë vjedhur në Institucionet e Drejtësisë.

Kësaj Drejtësie duhet t’i vëhet dryri.  Sepse, deri tash i ka shërbyer vetëm krimit të organizuar.

– Si mund të ketë pavarësi pa Drejtësi!

– Si mund të ketë Liri pa Drejtësi!

– Si mund të ketë të ardhme pa Drejtësi!

– Ishin mbledhur rreth tepsisë dhe hanin pite me bukë.

Nuk janë zotërinjë, zonjat nuk përtypen para kamerave.

Shqiptarët lavdërohen kur hanë ushqim!

E përjetojnë ushqimin si arritje jetësore…

E reklamojnë dhe mburren…

Sepse, nuk hanë për të jetuar – por jetojnë për të hëngër.

– Politika e Albin Kurtit është politikë e Rankoviçit, që ka për qëllim zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët.

Albin Kurti ua ka bërë shqiptarëve punën të ikin.

Shtëpia shqiptare është bërë si e pushtuar….ku nga trishtimi je nē gjendje të largohesh dhe ta lësh derën hapur…

Të gjithë po ikin.

Po dihet pse.

Askush nuk ikë nga e mira.

P.S. E di.

Mendimet e errëta duhet t’i mbaja fshehur – në errësirë – atje ku terri e mbulon terrin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sir Michael Wood erdhi për vizitë, një ditë para 15-vjetorit…