Universiteti i Prishtinës bën doktor nderi kryeavokatin britanik që vulosi pavarësinë e Kosovës

16 shkurt 2023 | 20:58

Sir Michael Wood erdhi për vizitë, një ditë para 15-vjetorit të shtetit, pavarësia e të cilit pa të mund të mos ekzistonte.

Për kontributin e tij, që i priu ekipit të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010, Universiteti i Prishtinës i ndau një çmim të veçantë. Iu dha titulli Doctor Honoris Causa.

Edhe presidentja, që ishte pjesë e ekipit të anglezit, çmoi angazhimin e tij pro shtetësisë së Kosovës.

Për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, puna e avokatit britanik la gjurmë në historinë e vendit.

Vetë laureati u shpreh i lumtur për nderimin që iu bë, duke thënë së ndjehet i lumtur që pavarësia e Kosovës doli që nuk e shkeli të drejtën ndërkombëtare dhe triumfoi karshi Serbisë.

Pos kësaj, presidentja ndau gjatë ditës për Wood medaljen presidenciale të meritave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Moldavisë miratoi të enjten një qeveri pro-perëndimore të…