Haxhi Krasniqi: Do ta mposhti Hartelin

27 gusht 2019 | 19:32

Boksieri Haxhi Krasniqi do ta zhvillojë rimeçin ndaj Stefan Hartelit në muajin nëntor.

Boksieri nga Juniku është shprehur i lumtur që Harteli i ka dhënë këtë mundësi, pasi është i bindur se nuk e ka merituar ta humbiste në përballjen e parë.

“Hartel ka boksuar mirë në meçin e parë, por nuk më ka mposhtur. Në raundet e fundit ai shkoi pothuajse i nokautuar. Nëse nuk do ta kisha qarjen në sy, do ta fitoja pa problem meçin. Nuk jam absolutisht dakord me vendimin e gjyqtarëve dhe për këtë mezi e pres rimeçin”, ka thënë Krasniqi.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën filloi asfaltimi i rrugës Muqivërc - Kranidell -…