Haxhijaj dhe Gashi do t’i mbrojnë ngjyrat Kosovës në futsall

14 shkurt 2024 | 15:33

Dy talentet e futsallit, Drilon Haxhijaj dhe Jetmir Gashi, do t’i mbrojnë ngjyrat e vendit të tyre të lindjes, Kosovës, në eliminatoret e ardhshme.

Kjo u arrit fal punës së madhe të drejtuesve të futsallit kosovar dhe bisedave konstruktive që kishin me lojtarët. Drilon Haxhijaj është 20-vjeçar dhe aktualisht mbron ngjyrat e FC Drenicës. Ai stinorin vjeshtor e ka mbyllur si top shënues i Superligës së Kosovës dhe 10 gola.

Haxhijaj shquhet për shpejtësinë e tij dhe qetësinë para portës, ku me këto kualiteti do t’i ndihmojë shumë Përfaqësueses së Kosovës në të ardhmen. Jetmir Gashi në anën tjetër është 23-vjeçar dhe aktualisht luan te FC Vjosa. Sezonin e shkuar ai ishte top shënuesi i dytë i kampionatit, duke shënuar plot 30 gola.

Edhe Gashi njihet për driblim, shpejtësi dhe saktësi para portës, duke e bërë një lojtar shumë të rrezikshëm për ekipet kundërshtare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin…