Haxhiu: Akademik Qosja ishte hero i mendjes

23 prill 2026 | 14:55

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, në moshën 89-vjeçare.

Në një reagim publik, Haxhiu ka thënë se bota shqiptare sot humbi një nga personalitetet e saj më të mëdha të mendimit kritik, letërsisë dhe të studimit.

Po ashtu, ajo është shprehur se për shumë breza studentësh, lexuesish e studiuesish, Rexhep Qosja ishte shkollë më vete dhe se përmes veprës së tij, shumëkush mësoi ta lexojë letërsinë si pasqyrim të shoqërisë, historinë dhe gjuhën si themel identiteti.

“Rexhep Qosja, iku për në amshim, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Librit, duke na kujtuar se krijuesi nderohet më së shumti me veprën që lë pas. Siç thoshte ai, heronjtë e mendjes i bëjnë ballë kohës më gjatë. Akademik Qosja ishte hero i mendjes, ndaj si i tillë do të jetë udhërrëfyes për brezat. Familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe lexuesve të shumtë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, ka shkruar Haxhiu në “facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës të enjten ka mbajtur seancën e rregullt…