Haxhiu: Gjyqtarët dhe prokurorët që janë dorëhequr, s’mund të kthehen në sistemin e drejtësisë

09 nëntor 2022 | 12:18

Këshilli Gjyqësor dhe as Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk i kanë trajtuar dorëheqjet e prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë të cilët lanë vullnetarisht detyrën këtë javë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes ka thënë se ata zyrtarë – gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë duke u dorëhequr vullnetarisht, nuk mund të kthehem më në punë.

“Mendimi ynë është që personat që dorëhiqen nuk mund të kthehen më në sistemin e drejtësisë. Është goditje që një gjyqtar dhe prokuror të dorëhiqet për shkak të dirigjimeve që bëhen nga Aleksandër Vuçiq. Edhe nëse një gjyqtar shqiptar dorëhiqet ai nuk mund të kthehet më në sistem. Duhet të hapen konkurse për punësim”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për…