Haxhiu: Kurti dhe Vitia po minimizojnë punën e IKSHPK-së

15 maj 2020 | 14:19

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri në detyrë  Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, qëllimisht dje nuk e vizituar Institutin e Shëndetit Publik.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haxhiu ka shkruar se kryeministri Kurti pas vizitës që dje i bëri Klinikës Infektive, është dashur ta vizitoj edhe institutin.

Sipas tij, ky veprim i Kurtit ka për qëllim ta minimizojë punën e madhe të institutit gjatë pandemisë.

Statusi i plotë i Haxhiut:

Pse Albin Kurti dhe Arben Vitia injoruan dje Institutin e Shëndetit Publik?!

Më në fund kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paska vizituar QKUK-në dhe Klinikën Infektive, bashkë me ministrin në detyrë Arben Vitia.

Kjo vizitë ndodhi pas dy muajve që kur është shpallë pandemia COVID-19.

Por ironia e kësaj vizite është se ata anashkaluan IKSHPK-në, duke injoruar punën e ekspertëve tanë shëndetësor.

Pse ndodhi kjo?

Pse kryeministri dhe ministri nuk e vizituan edhe Institutin e Shëndetit Publik?

Instituti është hiq më larg se 100 metra nga Klinika Infektive.

Anashkalimi i IKSHPK-së dhe ekspertëve që punojnë̈ aty si duket ka për qëllim ta minimizojë punën e Institutit e sukseset t’ja atribuojë ministrit.

Jo, tashmë të gjithë̈ e dijnë se menaxhimi me pandeminë është sukses i profesionistëve shëndetëdor që punuan me aq përkushtim.

Pikërisht falë investimeve në sistemin shëndetësor që në dy vitet e fundit i ka bërë PDK me Uran Ismajlin po ua mundësojnë mjekëve tanë përballimin me të lehtë me situatën e krijuar.

IKSHPK meriton mbështetje edhe morale, të cilën nuk ua ofrojë kryeministri.

(M.K:Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agim Dobruna Malet e Gërmisë në afërsi të Prishtinës…