Haxhiu: Lutemi që vezët të mos shndërrohen në gurë!

22 shkurt 2020 | 18:24

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar përmes rrjetit social “Facebook”, rreth gjuajtjes me vezë që i është bërë sot zv/kryeministrit Avdullah Hotit. Deputetja Haxhiu ka thënë, ndër tjera, se duhet të lutemi që vezët mos të shndërrohen në gurë, e gurët të shkatërrojnë institucionet siç bëri dje Albin Kurti.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Po ç’farë ka lidhje se çka ka deklaruar Haradinaj në televizion. Edhe Albin Kurti ka deklaruar që djemve të Isës ka për t’ua mbyllur terminalin e me ua ndalu tregtinë me mallra të Serbisë por një gjë e tillë nuk po ndodhë. Nuk ishte e vërtetë kjo? Për më shumë, Kurti me aktivistë të VV-së ndërmori edhe tentim-atentatin ndaj z. Mustafës kur iu sulmua automjeti afër shtëpisë së tij. Kjo dihet botërisht, apo jo?

Tash po don me ia hjekë taksën edhe Serbisë e me leju pushtimin ekonomik me mallra serbe në Kosovë. Njerëzit po ndryshojnë parime e qëndrime. Dhe këto fatkeqësisht brenda ditës.” Po evoluojnë”. Ani, edhe ashtu krejt Kosova është në evolucion e sipër, politikisht! Me rëndësi të lutemi që vezët mos të shndërrohen në gurë, e gurët të shkatërrojnë institucionet siç bëri dje Albin Kurti.

E pra, taksa duhet të mbetet deri në njohje ose le të hjeket me referundum.

S’ka zgjidhje tjetër!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Gjakovës që mbanë emrin e atdhetarit të shquar,…