Haxhiu: Marrëveshja tregon pse u hoq reciprociteti ndaj Serbisë

06 shtator 2020 | 17:38

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar se marrëveshja e nënshkruar në Uashington tregon arsyet pse Qeveria Hoti ka hequr reciprociteti ndaj mallrave serbe.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se marrëveshja ekonomike e cila u e nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë nuk përmenden askund kufijtë shtetëror. “Tash e kemi edhe më të qartë se çka paraqiste reciprociteti. Ishte përballja e Serbisë në secilën sferë të shtetit me shtetësinë e Republikës së Kosovës. Ishte mekanizmi që vinte në pah se ku i dhemb palës tjetër.  Marrëveshja e ashtuquajtur për normalizimin ekomomik vë në pah më së shumti arsyen se pse u hoq reciprociteti si raport i barabartë mes shtetesh:  Nuk patëm marrëveshje bilaterale mes dy shtetesh, sepse Serbia nuk do ta shoh Kosovën si Republikë; Nuk përmenden askund kufijtë shtetëror, përmenden vetëm si pika administrative dhe hiqen fare përmes mini-shengenit, sepse kështu Serbia nuk do të përballet me kufijtë dhe dokumentet e Republikës së Kosovës; Serbia i arrin të gjitha këto pa pasur nevojë të përballet me ‘Republikën e Kosovës’”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, Serbia në këtë marrëveshje nuk ka barë asnjë kompromis. “Të gjitha këto janë arritur pa bërë Serbia asnjë kompromis, ndërkohë pikërisht këtu nxirrte telashe për Serbinë reciprociteti, sepse e përballte direkt me atë që na takon dhe ajo që është normale dhe marrëdhënie e shëndosh bilaterale me secilin shtet. Nëse Kushtetuta ishte platforma që në mënyrë monotone dhe të zbrazët përmendej në secilën seancë parlamentare atëherë ku ishte Kushtetuta si platformë kur u bënë këto pika?!  Si gjithmonë, ajo ishte e shkelur”, ka shkruar Haxhiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të dielën është takuar në…