Haxhiu: MSh-ja të garantojë marrjen e dozës së dytë të vaksinës “Pfizer”

05 maj 2021 | 12:25

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë duhet të garantoj qytetarët se do të mund ta marrin dozën e dytë të vaksinës “Pfizer” brenda 21 ditësh.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova është i vetmi vend pa kontrata për furnizim me vaksina me këtë kompani.

Sipas tij, duhet të llogaritet koha kur vjen donacioni i radhës me vaksina “Pfizer”.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Sipas MSH sot rinisë vaksinimi me  4680 dozat të e vaksinave Pfizer.

Në kushte normale, sipas planit të vaksinimit 4680 doza të vaksinave  do të shpenzoheshin për 4-5 orë.

Faleminderit Bashkimit Evropian dhe Austrisë për donacionin prej 4680 vakisna Pfizer tani dhe 95 mijë vaksinave deri në fund të muajit gusht, ngase Qeveria Kurti ka dështuar në sigurim të vaksinave.

Para fillimit të  vaksinimit me Pfizer MSH duhet të garantoj se qytetarët do të mund të marrin dozën e dytë pas 21 ditëve.

Pasi që Kosova është vendi i vetëm në Evropë qe nuk ka kontratë për furnizm me vaksina, duhet të llogaritet koha kur vjen donacioni i radhës me vaksina Pfizer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka ndaluar veprimtarinë e organizatës “Ansaar International”, e cila…