Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë në Kosovë

27 korrik 2026 | 15:00

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës dhe ka falënderuar ambasadorin Westerlund për angazhimin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Shpreha mirënjohjen time për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi ndërtuar gjatë mandatit të tij në Kosovë dhe i urova suksese në angazhimet e tij të ardhshme, me bindjen se miqësia dhe partneriteti ndërmjet dy vendeve tona do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve e përfaqësuar nga kryetari Agim Shahini,…