Haxhiu publikon ftesën për OVLUÇK-në pas akuzave se nuk i ftuan në takimin e djeshëm

21 maj 2020 | 15:22

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se është ftuar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në takimin e ekipit punues për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Haxhiu ka thënë se kjo organizatë nuk ka qenë e pranishme në takim dhe se është akuzuar padrejtësisht se nuk e ka ftuar.

“Sqarim! Javën e shkuar, kemi pranuar propozimet e përfaqësuesve të institucioneve, organizatave e shoqatave në ekipin punues për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Dje kemi mbajtur takimin e parë të ekipit. Të gjithë të ftuarit, ishin të pranishëm, përveç përfaqësuesja e Agjencisë së statistikave dhe përfaqësuesi i OVL – UÇK-së. Sot, u akuzuam nga përfaqësuesit e organizatës që nuk i kemi ftuar në takimin e djeshëm. Kjo nuk qëndron. Në vijim gjeni dëshminë për ftesën që kanë pasur e pranuar”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të koronavirusit, jo vetëm ata që kanë punuar…