Haxhiu: Vetingu në drejtësi parasheh ndryshime kushtetuese

20 prill 2021 | 14:11

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ndër prioritetet e qeverisë në fushën e drejtësisë është rishikimi funksional i sundimit të ligjit, vettingu, luftimi i krimit dhe korrupsionit, si dhe adresimi i krimeve të luftës.

Në tryezën “Sundimi i ligjit në Kosovë, prioritetet e qeverisë së re”, të organizuar nga Grupi për Studime dhe Juridike (GLPS), Haxhiu ka treguar se dokumenti për vetingun që kanë punuar përmban ndryshime kushtetuese.

“Qeveria jonë aktualisht përballet me shumë sfida, por me vullnet do të punojmë në këto sfida dhe kjo mund të bëhet me të gjithë bashkërisht. Disa nga prioritetet e qeverisë sonë është rishikimi funksional i tejzgjatur i ligjit, proces që ka nisur para tri viteve dhe është në prag të finalizimit. Edhe pse nuk ka qenë proces i nisur nga qeveria jonë, ne do ta shtyjmë përpara, sepse ka rëndësi të madhe. Si prioritet i dytë është procesi i vetingut, ku kemi punuar me një dokument i cili përmban ndryshime kushtetuese. Qëllimi kryesor i yni është që përmes procesit të vetingut ta kthejmë besimin në sistemin e drejtësisë”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, përmes një postimi…