Hazardi: Detajet bënë diferencën

11 korrik 2018 | 12:45

Kapiteni i Belgjikës, Eden Hazard është i zhgënjyer me faktin se nuk arriti të kualifikohet në finale të Kupës së Botës.

“Jam i zhgënjyer nga humbja dhe eliminimi, pasi meritonim më shumë. E kishim ëndërruar finalen, por edhe jemi të kënaqur që arritëm deri këtu”, ka thënë Hazard.

“Mendoj se jemi ekipi më i fortë i Botërorit, por u përballëm me një skuadër solide në mbrojtje, që kur krijon 2-3 raste shënimi për gol i shfrytëzon në maksimum ato. E kontrolluam lojën, por nuk krijuam shumë raste, ndërsa Franca u mbrojt mirë. Lloris bëri një pritje të madhe në pjesën e parë. Ishte një ndeshje e vështirë, ku vendosën detajet. Një goditje këndi bëri diferencën në këtë takim”, ka deklaruar Hazard.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka kritikuar kryeministrin aktual Edi…