Haziri: 100 herë më mirë se Kurti do ta udhëhiqja dialogun me Serbinë

22 dhjetor 2022 | 22:12

Në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri

Lutfi Haziri, i cili ka përvojë në bisedimet e Vjenës dhe zhvillimet e tjera që kanë ndodhur në procesin e shtendërtimit të Kosovës, bëri një paralele interesante. Tha se dialogun me Serbinë do ta drejtonte 100 herë më mirë se sa kryeministri Kurti.

“Kurti ende nuk ka negociuar asnjë marrëveshje. Marrëveshjet janë kryer më herët. Çfarë bëri Kurti, marrëveshje me Twitter, ku është procesverbali?! Nuk ka dhënë llogaridhënie, natyrisht që në i kërkojmë me shku në Kuvend. Nëse Kuvendi ka nevojë për seancë të mbyllur atëherë të ndodh edhe pse s’ka nevoj hiq”, pohoi Haziri.

“Prishtina është kryeqytet i konspiracionit. Propaganda e Vetëvendosjes ka shkuar deri në atë masë sa që thonë se janë marrë vesh kryeminstri me amerikanët me e kriju këtë situatë në veri për ta rregulluar atë”, u shpreh pa habi z. Haziri duke e analizuar habitatin kulturor kosovar që vlon nga spekulimet e pafundme.

Ky është mandat i humbur i kësaj qeverie, tha Haziri duke shtruar pyetjen se ku janë shpresat për ndryshme pas dy vjetësh.“Ndryshimi i madh ndodhi vetëm në veri”, theksoi Haziri duke e kritikuar qasjen e Kurtit pikërisht për këto zhvillime dramatike në pjesën veriore të shtetit./Kosovalive.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka hedhur poshtë pohimet…