Haziri: Diskutimet për presidentin u devijuan në biseda për qeverinë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se procesi i diskutimeve për presidentin është devijuar nga qëllimi fillestar, duke theksuar se në vend të kësaj teme, fokusi është zhvendosur tek çështjet e qeverisë.
Sipas tij, qëndrimi i LDK-së për këtë proces ka qenë i qartë që nga fillimi.
“Kryetari i LDK-së e ka bë të qartë qëndrimin e LDK-së. Ne jemi ftuar të flasim për president, kemi përfunduar duke folur për qeveri. Përderisa para disa javësh është thënë se Kuvendi konstituohet, qeveria ndërtohet, bëhet dhe veprimet e tjera me hapa të caktuar dhe të imponuar nga kryetari i Vetëvendosjes kanë ndodhë, janë bë fakt, janë kryer. Dhe lëvizja e djeshme që t’i ofrohet LDK-ja për qeverisje, për ne ka qenë çështje që nuk e kemi pritë, nuk e kemi kërkuar dhe kemi definuar me politikat tona”, ka thënë Haziri.



