Haziri: ‘Flaka e Janarit 2020’ i kushtohet kryengritësit Abdullah Tahiri

14 janar 2020 | 16:23

Në Gjilan ka filluar “Flaka e Janarit”, një manifestim ky kulturor, përmes të cilit kujtohen e nderohen heronjtë e kombit që nga periudha e Skënderbeut e deri te lufta e UÇK-së.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nën përkujdesjen e të cilit është duke u mbajtur ky manifestim, ka thënë se “Flaka e Janarit 2020” i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, kolosit të kombit Abdullah Tahiri, në 21-vjetorin e rënies së tij.

“Abdullah Tahirit ka qenë një njeri i drejtpërdrejt dhe impulsiv, i cili ka shpërthyer gjithmonë kundër padrejtësive. Abdullahu i përket grupit të njerëzve të mirë, të njerëzve të mëdhenj që edhe me aktin e sakrificës personale, ka zënë vendin meritor në rreshtin e madh të kolosëve të kombit”, ka thënë Haziri.

“Flaka e Janarit 2020”, që është hapur me ndezjen e flakadanëve dhe një akademi kushtuar dëshmorit Xhevat Qerimi, do të vazhdojë deri më 31 janar, me aktivitete të tjera, në katër shtyllave kryesore të këtij manifestimi, që i kushtohet heronjve dhe të rënëve për liri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gani Sylaj ‘Burg pas burgu’ Kujtime Shkruan: Prof. Dr. Ibrahim…