Haziri: Gjilani ka aktualisht 382 raste aktive me Covid, apeloj për kujdes të shtuar

07 dhjetor 2020 | 11:35

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të hënën është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, ku është bërë vlerësimi gjendjes me virusin për vikendin.

Me këtë rast, Haziri, ka njoftuar se kjo komunë ka aktualisht 382 raste aktive, raporton “Epoka e re”.

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’ju përmbahen masave anti-Covid,  bartjen e maskës, mbajtjen e distancës dhe higjienën personale, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së virusit.

Gjendja e përgjithshme është si vijon: nga 7058 mostra, 2 802 kanë rezultuar pozitivë, 2 338 janë shëruar, 82 pacientë e kanë humbur betejën, 382 raste janë aktive, 66 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 71 mostra në pritje për rezultat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rithemelimin e Lotarisë…