Qeveria vendos për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës

07 dhjetor 2020 | 11:31

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës.

Në mbledhjen e Qeverisë, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, gjatë prezantimit të Projektligjit, ka thënë se me këtë vendim nuk përfshihet edhe rihapja e bastoreve, kazinove dhe llojeve të tjera të lojërave të fatit.

“Lotaria e Kosovës ka të drejtë që të organizojë vetëm dy lloje të lojërave, ato numerike dhe instant”, ka deklaruar Bajrami.

Sipas ministres, 62 punëtorët që kanë mbetur pa punë me këtë ligj automatikisht kthehen në punë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Federatës i Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur…