Më 18 dhjetor mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i FBK-së

07 dhjetor 2020 | 11:26

Bordi i Federatës i Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i FBK-së të mbahet më 18 dhjetor në orën 15:00 në Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”.

Afati për nominime për kryetar të FBK-së është i hapur deri të premten, më 11 dhjetor në orën 16:00 dhe fletënominimet duhet të dorëzohen fizikisht në zyrat e FBK-së nga përfaqësuesit e autorizuar të anëtarëve të Kuvendit.

Materialet për Kuvendin e Rregullt Zgjedhor delegatëve do t’u dërgohen në mënyrë elektronike sipas afateve të parapara me aktet normative të FBK-së.

(Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e sotme solemne në Kuvendin Komunal të Podujevës…