Haziri i tregon Ismailit se kush është kryetar i LDK-së

16 maj 2018 | 15:07

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, i është përgjigjur nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismaili, rreth pyetjes se sa kryetarë ka LDK-ja.

“U lajmëru Urani i Kadrisë. Prita që dikush nga PDK po flet. Paskeni fillu me i mbushë boxat, a?! Lexoni drejt kur doni ju! Kryetar i LDK-së është ai që ju e organizuat mocionin e votëbesimit me opozitën e dikurshme, Listën Serbe dhe minoritetet. Ju kujtohet, besoj?! Nuk falni suksese ju, e kuptueshme. Por, dëshpëruese është që keni nis me harru. Bile edhe datën e zgjedhjeve e keni ngatërrue. 40 ditë nga ‘ramja’ e Qeverisë. Mos e harro!”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalja e Ligës së Evropës zhvillohet sonte nga ora 20:45,…