Hendbollistët e Kosovës me dy fitore ndaj Britanisë, sigurojnë kualifikimet e rregullta për Evropian

13 janar 2024 | 16:42

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Britanisë së Madhe, kështu duke u kualifikuar në fazën e rregullt të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2026.

Dardanët triumfuan në udhëtim ndaj britanikëve në takimin e dytë me rezultat 29-23.

Pjesa e parë nisi mirë për hendbollistët kosovarë duke e mbyllur me shifrat 13-11.

Edhe pjesa e dytë vazhdoi në të mirë të dardanëve.

Përndryshe, Kosova në ndeshjen e parë ka fituar ndaj Britanisë së Madhe me shifrat 30:22.

Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para një numri të konsiderueshëm shikuesish.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Romani “Eskadronët e Vdekjes” i autorit Bardhyl Mahmuti është vlerësuar…