Hendbollistet grumbullohen për ndeshjet me Hungarinë e Holandën

22 maj 2018 | 12:58

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës do të grumbullohen të martën (sot) për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për kampionatin evropian të këtij viti.

Hendbollistet më të mira të Kosovës i presin dy ndeshje shumë të vështira, ndaj dy prej kombëtareve më të mira në Evropë. Në kuadër të grupit të shtatë, Kosova më 30 maj nga ora 18:00 e pret Hungarinë, ndërsa më 2 qershor luan si mysafir me Holandën.

Kosova i ka humbur katër ndeshjet e deritashme dhe është e fundit në grup pas Holandës, Hungarisë e Bjellorusisë. Por për kombëtaren sukses është vetë paraqitja në fazën e dytë të kualifikimeve. Kosova kishte kaluar me sukses fazën e parë kualifikuese duke lënë prapa Izraelin e Gjeorgjinë.

Selektori Agron Shabani për këto dy ndeshje ka ftuar 22 lojtare. Grumbullimi bëhet në Hotel Afa në Prishtinë, të martën në ora 12:00.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…